• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guardiola: Jam krenar me ekipin tim, por ende nuk ka mbaruar

Guardiola: Jam krenar me ekipin tim, por ende nuk ka mbaruar

 Mançester, 14 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pel Guardiola i ka lavdëruar   lojtarët e tij për fitoren ndaj Kopenhagës.

"Qytetarët" mbrëmë në Danimarkë shënuan triumf me 3:1 në ndeshjen e parë nga gjysëmfinalja e Ligës së Kampionëve.

 "Kemi luajtur një lojë shumë të mirë. Është e shkëlqyeshme që luajtëm me një ritëm të tillë. Ishim të durueshëm në momentet e duhura. Sërish jam  krenar për ekipin tim, por ende nuk ka mbaruar. Goli i tretë na ndihmoi shumë dhe shpresoj që ta përfundojmë punën para tifozëve tanë dhe të kalojmë në raundin tjetër", tha Guardiola.

 Spanjolli dëshironte një rezultat aktiv para revanshit.

"Detyra jonë kryesore ishte të mos humbnim shanset për t'u kualifikuar në raundin tjetër. Pranuam gol që mund të ishte shmangur, por ndonjëherë këto gjëra ndodhin. Reaguam mirë pasi e pranuam. E di se çfarë ndodhi këtu me Baernin dhe Mançester Junajted. Ndeshjet kundër Kopenhagës mund të jenë shumë të vështira dhe intensive", shtoi Guardiola në faqen e UEFA-s.

Revanshi do të luajë në 6 mars në Angli.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR