Guvernatori iranian pretendon se 40 persona janë vrarë në sulmin ndaj një shkolle për vajza
- Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin ndaj një shkolle për vajza në qarkun jugor iranian Minab, deklaroi guvernatori lokal për agjencinë Tasnim.
- Post By Sara Ademi
- 13:12, 28 shkurt, 2026
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin ndaj një shkolle për vajza në qarkun jugor iranian Minab, deklaroi guvernatori lokal për agjencinë Tasnim.
Aktualisht nuk ka informata shtesë të arritshme, thekson Tajms of Izrael.
Autoritetet iraniane paraprakisht e dënuan incidentin si "agresion brutal". Autoritetet në Iran ende nuk i komentuan detajet për sulmin, ndërsa nuk ka koment as nga ana izraelite. sa/
Foto: EPA