• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guvernatori i Bellgorodit pohon se "një grup diversant" ukrainas e ka kaluar kufirin

Guvernatori i Bellgorodit pohon se

Moskë, 22 maj 2023 (MIA) - Guvernatori i rajonit rus Bellgorod, Vjaçesllav Gladkov sot deklaroi se "një grup diversant" i armatës ukrainase ka hyrë në territorin e Rusisë në qarkun Gaivoron.

Gladkov në Telegram publikoi se armata ruse dhe forcat e sigurisë i ndërmarrin masat për përgjigje ndaj sulmit.

Në rrjetet sociale paraprakisht u publikua një inçizim të një tanku ukrainas si sulmon një karakoll rus. Por, ende nuk është konfirmuar autenticiteti i video-inçizimit.

Shërbimi zbulues ushtarak ukrainas njoftoi se operacionin ushtarak në rajonin rus, Bellgorod e zbatojnë "qytetarë opozitarë rusë" nga dy grupe paramilitare. Zëdhënësi i zbulimit ushtarak, Andrij Jusov tha se Legia ruse e lirisë dhe Korpusi vullnetar rus janë përgjegjës për këtë sulm.

Ai shtoi se operacioni në Bellgorod do të krijojë "zonë të sigurisë" për mbrojtjen e ukrainasve nga sulmet tejkufitare të Rusisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR