• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guvernatori i Bankës së Francës: Fitorja e Trampit "rrit rreziqet për ekonominë globale"

Guvernatori i Bankës së Francës: Fitorja e Trampit

Lion, 6 nëntor 2024 (MIA) - Fitorja e Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së “i shton rreziqet për ekonominë globale”, theksoi sot drejtori i Bankës së Francës, Fransoa Vileroa de Gallo.

Mandati i dytë i Trampit do të sjellë “me shumë gjasa proteksionizëm më të madh” dhe një deficit më të madh buxhetor të SHBA-së, tha Villeroa në konferencën në Lion, Franca juglindore.

Kjo "rrit rreziqet për ekonominë globale dhe nevojën që Evropa të rimobilizohet", tha Vileroa, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, i cili përcakton politikën monetare për eurozonën 20-anëtare.

Tarifat më të larta të importit të premtuara nga Tramp "do të nënkuptojnë inflacion më të lartë, të paktën në SHBA, dhe me shumë gjasa rritje më të ulët në mbarë botën", tha Vileroa - duke shtuar se rritja e pasigurisë do të  gjithashtu do të ndikojë në rritjen.

"Zgjedhjet amerikane duhet të tingëllojnë si një thirrje e Evropës për zgjim pas një 'dremitje të gjatë'", tha Vileroa.

Por ai gjithashtu vuri në dukje se "Evropa hyn në këtë kontekst të ri me dobësi të qarta", duke përfshirë "prapambeturinë teknologjike" dhe "ndarjet politike". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR