Guvernatorë të shteteve në SHBA formojnë grup për të kundërshtuar politikat e Trampit
- Guvernatorët e Ilinoisit dhe Kolorados kanë thënë se do të bashkëkryesojnë një koalicion të shteteve kryesisht demokratike për të luftuar politikat që presidenti i sapozgjedhur republikan Donald Tramp është zotuar se do t'i vazhdojë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:38, 14 nëntor, 2024
Uashington, 14 nëntor 2024 (MIA) - Guvernatorët e Ilinoisit dhe Kolorados kanë thënë se do të bashkëkryesojnë një koalicion të shteteve kryesisht demokratike për të luftuar politikat që presidenti i sapozgjedhur republikan Donald Tramp është zotuar se do t'i vazhdojë.
Me grupin e tyre "Guvernatorët në mbrojtje të demokracisë", demokratët J.B. Pricker nga Ilinoisi dhe Xhared Polis nga Kolorado janë bashkuar me prokurorët e publikë dhe guvernatorë të tjerë demokratë të cilët gjithashtu janë zotuar të kundërshtojnë politikat konservatore të Trampit kudo - nga migrimi deri te shfuqizimi i mbrojtjes së mjedisit jetësor.
"E themeluam (grupin) sepse e dimë se vetëm shpresa e thjeshtë nuk do ta shpëtojë demokracinë tonë", tha Polis gjatë një lidhje konferenciale duke njoftuar krijimin e grupit. "Duhet të punojmë së bashku, veçanërisht në nivel shtetëror, për ta mbrojtur dhe forcuar atë", shtoi ai.
Polis dhe Pricker nuk kanë dhënë detaje për aktivitetet që shqyrtojnë, ndërsa ekipi i tranzicionit të Trampit ende nuk ka komentuar rreth krijimit të grupit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s