• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gutereshi në mandatin e tij shtatëvjeçar nuk ka parë aq shumë vdekje dhe shkatërrim sa në Gazë

Gutereshi në mandatin e tij shtatëvjeçar nuk ka parë aq shumë vdekje dhe shkatërrim sa në Gazë

 Nju-Jork, 10 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi deklaroi se organizata botërore ka ofruar të monitorojë çdo armëpushim që do të arrihet në Gazë dhe kanë kërkuar që t'i jepet fund "vdekjes dhe shkatërrimit më të keq" që ka parë në mandatin e tij shtatëvjeçar.

Në një intervistë për AP, Gutereshi shtoi se ishte joreale të mendohet se KB-ja mund të luajë ndonjë rol në të ardhmen e Gazës, qoftë të bëhet fjalë për menaxhim apo për misione paqeruajtëse, sepse ka pak gjasa që Izraeli ta pranojë atë. 

 "KB-ja do të jetë në dispozicion ta mbështesë çdo armëpushim", tha Gutereshi.

 Kombet e Bashkuara që nga viti 1948 kanë një mision vëzhgimi ushtarak - UNTSO - në Lindjen e Mesme.

"Gjithsesi që do të jemi të gatshëm për çfarëdo që të na kërkojë komuniteti ndërkombëtar prej nesh. Pyetja e vetme është nëse palët do ta pranojnë atë, gjegjësisht nëse do ta pranojë Izraeli", tha ai.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR