• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gutereshi me paralajmërim për G20: Kriza klimatike arriti pikën kritike

Gutereshi me paralajmërim për G20: Kriza klimatike arriti pikën kritike

Rio de Zhanejro, 19 nëntor 2024 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot i dërgoi thirrje të ashpër G20, duke iu referuar ekonomive më të mëdha në botë që të ndërmarrin rol udhëheqës në zgjidhjen e krizës gjithnjë e më intensive klimatike. 

Duke folur në samitin në Rio de Zhanejro, Gutereshi paralajmëroi: Klima jonë është në prag të kolapsit. Nëse nuk e kufizojmë rritjen e temperaturës globale në 1,5 gradë Celsius, katastrofat spirale do t’i shkatërrojnë të gjitha ekonomitë.

Ai theksoi se politikat aktuale shpijnë drejt më shumë se 3 gradë ngrohje, të cilën e quajti “katastrofë” dhe ju bëri thirrje shteteve që ta arrijnë qëllimin prej 1,5 gradë përmes përshpejtimit të uljes së emetimeve. 

“Duhet t’i ulim emetimet globale për nëntë për qind çdo vit në këtë dekadë”, theksoi ai. 

Sekretari i përgjithshëm me shqetësim theksoi se emetimet edhe më tutje po rriten. 

“Duhet ta përshpejtojmë tranzicionin e drejtë nga karburantet fosile drejt burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha Gutereshi, duke theksuar se burimet e rinovueshme janë tashmë “burimi më i lirë për energji të re elektrike gati kudo”. 

“Fundi i epokës së karburanteve fosile është i pashmangshëm. Le të sigurohemi se ai fund nuk do të vijë shumë vonë – dhe se do të vijë drejtë”, shtoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR