• e diel, 24 nëntor 2024

Gutereshi i dërgoi letër Putinit për vazhdimin e Marrëveshjes për eksport të drithërave ukrainas

Gutereshi i dërgoi letër Putinit për vazhdimin e Marrëveshjes për eksport të drithërave ukrainas

Nju-Jork, 25 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutereshi e propozoi "rrugënnëpër të cilën duhet të shkohet" për vazhdimin e Marrëveshjes për eksportin e drithërave të Ukrainës, deklaruan zyrtarët e tij mbrëmë, pas takimit të tij me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovin.

Gutereshi i dorëzoi Lavrovit "një letër për presidentin Vladimir Putinin, në të cilën ai e përshkroi rrugën që duhet të ndiqet që të përmirësohet, thellohet dhe zgjerohet" marrëveshja e nënshkruar në korrik të vitit 2022, e cila, pavarësisht konfliktit, lejon eksportin e drithërave ukrainas përmes Detit të Zi, theksohet në kumtesën për mediat.

 Një letër e ngjashme u është dërguar edhe “dy nënshkruesve të tjerë” të kësaj marrëveshje, Ukrainës dhe Turqisë, e cila konsiderohet vendimtare për sigurinë e ushqimit në botë.

“Iniciativa për eksportin e grurit të Detit të Zi” më 19 mars u vazhdua për herë të dytë. Por, Rusia atëherë kërkoi vazhdim prej 60 ditëve, e jo të heshtur prej 120 ditë, duke përmendur pakënaqësinë e saj me zbatimin e një pjese të marrëveshjes për eksportin e produkteve bujqësore dhe plehrave artificialë të saj, e cila është ende e bllokuar për shkak të sanksioneve perëndimore. 

 Sekretari i përgjithshëm i KB-së "vuri në dukje shqetësimet e Federatës Ruse" në lidhje me implementimin e marrëveshjes për eksportin e produkteve të saj ushqimore dhe plehrave artificialë dhe "u dha raport gjithëpërfshirës mbi përparimin e bërë në këtë drejtim", theksojnë shërbimet e tij, duke theksuar se KB-ja "do të vazhdojë të punojë"  me qëllim "që të zgjidhen problemet e mbetura".

 "Deri më tani nuk ka ndonjë përparim të madh," komentoi Sergej Lavrovi në kumtesën për shtyp të ministrisë së tij, duke shprehur keqardhje për mungesën e "vullnetit  e vendeve perëndimore për të bërë me të vërtetë gjithçka që është e nevojshme për zbatimin e suksesshëm" të dy kapitujve të marrëveshjes. 

 "Ne do t'i studiojmë propozimet që (sekretari i përgjithshëm) na i dërgoi në letër," shtoi ai. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR