Gutereshi i bëri thirrje Izraelit ta ndërpresë projektin për shpërnguljen e Bregut Perëndimor
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, mbrëmë i bëri thirrje Izraelit që të ndërpres planet për një projekt për shpërnguljen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se kjo shkel ligjin ndërkombëtar dhe është në kundërshtim me rezolutat e KB-së, njoftoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 07:53, 21 gusht, 2025
Nju Jork, 21 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, mbrëmë i bëri thirrje Izraelit që të ndërpres planet për një projekt për shpërnguljen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se kjo shkel ligjin ndërkombëtar dhe është në kundërshtim me rezolutat e KB-së, njoftoi DPA.
"Përparimi i këtij projekti është kërcënim ekzistencial për zgjidhjen me dy shtete. Ai do ta ndante Bregun Perëndimor verior nga ai jugor dhe do të kishte pasoja serioze për vazhdimësinë territoriale të territorit të pushtuar palestinez", deklaroi zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Duzharik.
Zgjidhja me dy shtete i referohet një shteti të pavarur palestinez që do të ekzistojë në paqe përkrah Izraelit, thekson DPA.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e hedh poshtë zgjidhjen me dy shtete, si dhe ekzistencën e organizatës militante palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
Më herët dje, kujton agjencia gjermane, komiteti izraelit për planifikim miratoi një plan për të ndërtuar rreth 3.400 njësi banimi në të ashtuquajturën zonë E1, një pjesë kritike e vendit midis Jerusalemit lindor dhe vendbanimit Maale Adumim.
Projekti do ta ndante në mënyrë efektive Bregun Perëndimor në pjesën veriore dhe jugore, që do ta bënte të vështirë, krijimin e një shteti pasardhës palestinez.
Vendimi i Izraelit vjen pasi disa vende, duke përfshirë Francën, Kanadanë dhe Australinë, janë zotuar se do ta njohin shtetin palestinez në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në shtator. rq/
Foto: arkivi i MIA-s