• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gutereshi e hapi samitin e G77 në Havanë

Gutereshi e hapi samitin e G77 në Havanë

 Havanë, 16 shtator 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutereshi i vlerësoi përpjekjet për mbështetjen e vendeve në zhvillim në arenën ndërkombëtare në hapjen e samitit G77-Kinë nikoqir i të cilit është Kuba.

Në fokus  të samitit është hendeku shkencor dhe teknologjik midis vendeve të pasura dhe të varfra dhe ndikimi i tij në zhvillim.

 Gutereshi tha se barazia më e madhe ndërkombëtare është kyçe për ndërtimin e konsensusit të nevojshëm për përballje  me ndryshimet klimatike dhe pabarazinë. Ai i përsëriti thirrjet e mbështetësve  të ndryshimeve klimatike, të cilët një kohë të gjatë  u bëjnë thirrje vendeve të zhvilluara, përfshirë edhe ndotësit më të mëdhenj të gazrave të dëmshme si SHBA-ja, të paguajnë për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ta ulin barrën e borxhit të jashtëm.

 Këtë vit presidenti kubanez Migel Diaz-Kanel e kryeson G77.

 Ai theksoi një statistikë e cila tregon se 84 milionë fëmijë janë të ekspozuar në rrezik të mbeten jashtë shkollës deri në vitin 2023 dhe se mbi 660 milionë njerëz janë pa energji elektrike, duke shtuar se këto dallime tani e përfshijnë internetin dhe përparimet në teknologjinë digjitale.

 Grupi G77, i cili fillimisht u formua në vitin 1964 me 77 vende, tani ka 134 anëtarë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR