• e enjte, 18 korrik 2024

Guteresh: Vendet po ngecin lidhur me qëllimet klimatike, premtimet dhe obligimet

Guteresh: Vendet po ngecin lidhur me qëllimet klimatike, premtimet dhe obligimet

Nju Jork, 16 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh u ka dërguar porosi të fuqishme vendeve anembanë botës për ambiciet klimatike.

"Jam shumë i shqetësuar për atë se ku është bota sa i takon klimës. Vendet janë larg premtimeve dhe obligimeve të tyre për klimën. Shoh mungesë ambiciesh, mungesë besimi, mungesë mbështetje, mungesë bashkëpunimi dhe shumë probleme lidhur me qartësinë dhe kredibilitetin", ka thënë Guteresh në Nju Jork.

Shefi i KB-së shtoi se agjenda globale klimatike po minohet.

“Nëse qeveritë do të ishin serioze në arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e premtimeve të tyre, përpjekjet në të gjitha frontet do të përmirësoheshin ndjeshëm”, paralajmëron Gutereshi.

Ai ka sulmuar veçanërisht kompanitë e naftës duke e quajtur industrinë e karburanteve fosile "zemrën e ndotur të krizës klimatike", duke shtuar se duhet dhënë fund përdorimit të naftës, qymyrit dhe gazit.

Bisedimet përgatitore për klimën përfunduan të enjten në Bon para konferencës së ardhshme klimatike të Kombeve të Bashkuara në Dubai e cila fillon në fund të nëntorit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR