Guteresh uroi Trampin për fitoren e zgjedhjeve amerikane
- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot e ka karakterizuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara si "shtyllë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare", duke uruar Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhje, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 18:07, 6 nëntor, 2024
Nju-Jork, 6 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot e ka karakterizuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara si "shtyllë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare", duke uruar Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhje, njoftoi DPA.
"I uroj presidentit të sapozgjedhur Donald Xh.Tramp dheI ia konfirmoj besimin tim se bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara është një shtyllë thelbësore e marrëdhënieve ndërkombëtare", tha Guteresh.
Ai, gjithashtu, e lavdëroi "popullin e SHBA-së për pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin demokratik".
Guteresh, gjithashtu, tha se KB-ja, "është e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me administratën e ardhshme amerikane për t}u ballafaquar me sfidat dramatike, me të cilat përballet bota jonë". rq/bsh/
Foto: EPA