• e premte, 27 dhjetor 2024

Guteresh u kërkon liderëve botërorë që të "gjejnë një rrugëdalje nga ky kaos"

Guteresh u kërkon liderëve botërorë që të

Nju-Jork, 14 shtator 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh u bëri thirrje dje liderëve botërorë, të cilët do të mblidhen javën e ardhshme në Nju Jork, që të gjejnë një zgjidhje për situatën e vështirë gjeopolitike, raportojnë mediat franceze.

"Ne do të mblidhemi në një kohë kur njerëzimi po përballet me sfida të mëdha - nga një krizë e intensifikuar klimatike deri te konfliktet në përshkallëzim, duke kaluar një krizë globale të kostos së jetesës, një rritje të mprehtë të pabarazive dhe një kthesë spektakolare në botën e teknologjisë", tha. Guteresh.

Ai foli disa ditë para nisjes së debateve të përgjithshme politike në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ku priten dhjetëra krerë të shteteve dhe qeverive.

Njerëzit presin që udhëheqësit e tyre të gjejnë një rrugëdalje nga ky kaos, tha ai, duke dënuar fragmentimin në mbarë botën që ai tha se zvogëlon kapacitetin e komunitetit ndërkombëtar për t'iu përgjigjur krizave.

"Lufta në Ukrainë "është një faktor kyç në përkeqësimin e ndarjeve gjeopolitike. Kështu, zgjidhja e mundshme, paqja në Ukrainë në përputhje me Kartën e KB-së dhe të drejtën ndërkombëtare do të jetë shumë e rëndësishme për reduktimin e ndarjeve gjeopolitike", vuri në dukje ai.

Guteresh tregoi se javën e ardhshme do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe se do të bëhet një përpjekje për të ringjallur Marrëveshjen e grurit të Detit të Zi. E negociuar nën kujdesin e Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara në verën e vitit 2022, kjo marrëveshje synonte të siguronte eksportin e sigurt të grurit përmes porteve ukrainase në Detin e Zi. Megjithatë, në korrik të këtij viti, Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e cila është e rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR