• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Talebanët vendosën kushte të papranueshme për pjesëmarrjen e tyre në takimin e KB-së për Afganistanin

Guteresh: Talebanët vendosën kushte të papranueshme për pjesëmarrjen e tyre në takimin e KB-së për Afganistanin

Doha, 19 shkurt 2024 (MIA) - Talebanët vendosën kushte të papranueshme për të marrë pjesë në takimin në të cilin në dy ditët e kaluara u bisedua për situatën në Afganistan nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Organizatës botërore, Antonio Guteresh.

Ata kërkuan që organizatat civile afgane të mos marrin pjesë në bisedimet në Doha, kryeqytet i katarit, si dhe trajtim për vete që do të thoshte të jenë zyrtarisht të njohur si autoritete legjitime të Afganistanit, tha Guteresh në fund të takimit dyditor.

Talebanët e morën pushtetin nga autoritetet legjitime të Afganistanit pasi që SHBA-ja dhe anëtaret e NATO-s u tërhoqën nga vendi pas dy dekadave luftime, dhe nuk janë njohur nga asnjë vend i botës si qeveri afgane.

KB i informoi talebanët se nuk do të njihen, gjithnjë derisa është në fuqi ndalesa për arsim dhe punësim të grave dhe vajzave.

Në takimin në Doha erdhën përfaqësues të KB-së dhe përfaqësues të posaçëm të vendeve të caktuara për Afganistanin, por talebanët nuk ishin atje sepse kërkesat e tyre nuk u përmbushën.

"Mora letër (nga talebanët) me listë të kërkesave si parakushte për praninë e tyre në këtë takim, të cilat ishin të papranueshme", deklaroi Guteresh dhe shtoi: "Ato parakushte na e shkurtuan të drejtën për të biseduar me përfaqësues të tjerë të shoqërisë afgane dhe për vete kërkonin trajtim i cili, në mas të madhe, është i ngjashëm me njohjen".

Edhe pse mohoi se mungesa e talebanëve është e dëmshme për bisedime, Guteresh tha se do të ishte e dobishme të bisedohet me ta për konkludimet e miratuara në takim.

"Kjo nuk ndodhi sot. Kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt. mendoj se gjetëm zgjidhje që mundëson pjesëmarrje të talebanëve", tha Guteresh, duke shtuar se "në interes të tyrin është të përfshihen në konsultime".

Autoritetet talebane nuk ishin të kapshme për koment.

Mospajtimet më të mëdha që që i ka pjesa tjetër e botës me ta janë dnalesat për gratë dhe vajzat që i vendosën talebanët.

Ata insistojnë se ndalesat janë çështje e brendshme afgane dhe i hedhin poshtë të gjitha kritikat si përzierje e huaj, por Guteresh thotë se pjesëmarrësit në takim u dakorduan se heqja e ndalesave është me rëndësi kyçe.

Pikë tjetër kontestuese është emërimi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, gjë të cilën talebanët e kundërshtojnë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR