• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh shpreson se Izraeli shpejtë do ta rrisë qasjen për ndihma në Rripin e Gazës

Guteresh shpreson se Izraeli shpejtë do ta rrisë qasjen për ndihma në Rripin e Gazës

Nju Jork, 5 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh sot deklaroi se shpreson që Izraeli të rrisë shpejt dhe në mënyrë efektive qasjen në ndihmat në Rripin e Gazës, duke e përshkruar situatën në enklavën palestineze pas gjashtë muajsh lufte si "absolutisht të pashpresë".

Izraeli miratoi rihapjen e kalimit Erez në Gazën veriore dhe përdorimin e përkohshëm të portit Ashdod në jug të Izraelit, pasi presidenti amerikan Xhozef Bajden ka bërë thirrje për hapa për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë duke thënë se ato mund të bëhen një kusht i mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.

"Kur mbyllen portat e ndihmës, hapen portat e urisë”. Më shumë se gjysma e popullsisë, mbi një milion njerëz, po përballen me urinë katastrofike. Fëmijët në Gaza po vdesin sot për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit”, deklaroi Guteresh për gazetarët.

Sipas tij, kjo është e pakuptimtë dhe tërësisht mund të shmanget.

"Asgjë nuk mund ta justifikojë dënimin kolektiv të popullit palestinez”, thekson Guteresh. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR