• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Po rritet mbështetja ndërkombëtare për t'i thënë Izraelit se nevojitet armëpushim në Rripin e Gazës

Guteresh: Po rritet mbështetja ndërkombëtare për t'i thënë Izraelit se nevojitet armëpushim në Rripin e Gazës

Aman, 25 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi sot deklaroi se po rritet mbështetja ndërkombëtare për thirrjen drejtuar Izraelit se nevojitet armëpushim në Rripin e Gazës dhe se invadimi në qytetin Rafah do të shkaktojë fatkeqësi humanitare.  Gutereshi e bëri deklaratën gjatë vizitës në Jordani.

 "Po shohim se si formohet një konsensus më i gjerë në komunitetin ndërkombëtar për t'i thënë Izraelit se nevojitet një armëpushim,  ndërsa gjithashtu - (për këtë) i kam dëgjuar nga SHBA-ja, kam dëgjuar mendime edhe nga Bashkimi Evropian, nuk është e nevojshme të përmend, kutohet, bota myslimane - për t'ia bërë të qartë Izraelit se çdo pushtim tokësor në Rafah mund të nënkuptojë një katastrofë ", tha Gutereshi në një konferencë për shtyp.

 Qyteti Rafah, në kufi me Egjiptin, është i mbipopulluar, me mbi një milion palestinezë që janë strehuar atje duke ikur nga veprimet armiqësore në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli është i vendosur ta sulmojë qytetin, të cilin e konsideron "bastionin e fundit" të lëvizjes radikale palestineze Hamas.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR