• e diel, 24 nëntor 2024

Guteresh: Njohja e territoreve separatiste është shkelje e sovranitetit ukrainas

Guteresh: Njohja e territoreve separatiste është shkelje e sovranitetit ukrainas
Nju Jork, 22 shkurt 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ka deklaruar se vendimi i Rusisë të njohë pavarësinë e territoreve separatiste ukrainase Donjeck dhe Lugansk e konsideron si “shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”. Kjo është “jokompatibile me parimet e Konventës së KB-së”, ka shtuar ai në reagimin e  tij të parë. “KB në pajtueshmëri me Rezolutën e Asamblesë së përgjithshme vazhdon në tërësi të mbështesin sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të pranuar ndërkombëtarisht”, tha Guteresh. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR