• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh në Katar i ka përshëndetur "iniciativat e palodhshme për ndërmjetësim"

Guteresh në Katar i ka përshëndetur

Doha, 28 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh arriti në Doha me qëllim që kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit Mohamed bin Abdulrahman Al Tani t'i shpreh "falënderim të plotë dhe përkrahje për iniciativat e paloshshme të Katarit për ndërmjetësim, posaçërisht për lirimin e pengjëve që mbahen në Gazë".

"U inkurajova nga ajo që dukej se është konsenzus në rritje për nevojën për të paktën pushim humanitar në Lindjen e Afërt. Për fat të keq, në vend të kësaj, u befasova nga eskalimi i paparë i bombardimit, duke i minuar qëllimet humanitare. Kjo situatë duhet të ndryshojë", ka shkruar Guteresh në X.

Ai e përsëriti apelin për armëpushim urgjent, "së bashku me lirimin e pakushtëzuar të pengjëve dhe dërgimin e ndihmës në nivel që përgjigjet për nevojat dramatike të njerëzve në Gazë, ku po ndodh katastrofë humanitare". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR