• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh: Lufta në Ukrainë i ka rritur tensionet gjeopolitike përreth botës

Guteresh: Lufta në Ukrainë i ka rritur tensionet gjeopolitike përreth botës

Nju-Jork, 20 shtator 2023 (MIA) - Luftën që e filloi Rusia në Ukrainë i "intensifikoi  tensionet gjeopolitike dhe ndarjet, e rrezikon stabilitetin rajonal, e ngrit nivelin e kërcënimit bërthamor dhe krijon hendek të thellë në botën tonë gjithnjë e më shumë multipolare", tha sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Ai këtë e tha në fjalimin hyrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar konfliktit.

Nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë para 10 muajsh, Këshilli i Sigurimit u takua dhjetëra herë për këtë çështje. Por, ai nuk mund të ndërmarrë kurrfarë aksioni të vërtetë sepse Rusia ka të drejtë të vetos.  sa/

Foto: KS e KB-së

QËNDRONI TË LIDHUR