• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Izraeli duhet vetë t'i plotësojë nevojat e refugjatëve palestinezë pas ndalesës së UNRVA-së

Guteresh: Izraeli duhet vetë t'i plotësojë nevojat e refugjatëve palestinezë pas ndalesës së UNRVA-së

Nju-Jork, 30 tetor 2024 (MIA) - Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse Izraeli i zbaton ligjet e reja me të cilat ndërpriten lidhjet me agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), qeveria izraelite duhet t'i plotësojë nevojat e tyre sipas ligjit ndërkombëtar. 

"Sekratari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, deklaroi se OKB-ja nuk ka agjenci tjetër alternative. Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë ishte me rëndësi jetike gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, dhe ligjet e reja izraelite "do të kenë një efekt shkatërrues ndaj situatë humanitare" në territoret palestineze", deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Stefan Duxharik.

Organizata e OKB-së për fëmijë, shëndetësi dhe migracion theksoi se agjencia është kyçe për aktivitetet e tyre në Gazë, ku njerëzit mbështeten në ndihmë urgjente për ushqim gjatë më shumë se një viti luftë që ka lënë pjesën më të madhe të Rripit të Gazës nën rrënoja. 

OKB-ja shpreson në mbështetjen e vendeve-anëtare për Agjencinë për refugjatët palestinezë", shtoi Duxharik. Ne do të jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e çdo vendi që mund të ndihmojë", shtoi ai.

Izraeli pretendon se një pjesë nga 13.000 të punësuarit në agjencinë në Gazë kanë marrë pjesë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit 2023. Zyrtarët izraelitë theksojnë se qindra të punësuar kanë lidhje me ekstremistët, ndërsa forcat izraelite zbuluan armë brenda dhe nën objektet e agjencisë.

Dy ligje të reja izraelite mund të pengojnë punën e agjencisë, madje edhe SHBA-ja, aleati më i ngushtë i Izraelit, është kundër tyre.

Si fuqi pushtuese, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, Izraeli është i detyruar të plotësojë nevojat e palestinezëve, duke përfshirë ushqimin, shëndetin dhe arsimin. Nëse Izraeli nuk mund t'i përmbushë këto detyrime, ai duhet të mundësojë dhe mbështesë aktivitetet e OKB-së për të përmbushur nevojat e popullsisë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR