• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh: Ishujt e Paqësorit kërcënohen nga ndryshimet klimatike

Guteresh: Ishujt e Paqësorit kërcënohen nga ndryshimet klimatike

Apija, 22 gusht 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh paralajmëroi sot se disa ishuj në Oqeanin Paqësor rrezikohen të shkatërrohen nga ciklonet, vala e të nxehtit dhe rritja e nivelit të detit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

"Niveli i lartë dhe rritja e detit përbën një kërcënim të madh për Samoan, Paqësorin dhe shtetet e tjera të vogla të ishullit në zhvillim dhe këto fenomene kërkojnë aksion vendimtar ndërkombëtar", theksoi Guteresh gjatë një vizite në kryeqytetin e Samoas, Apija.

Ai shtoi se megjithëse vendet e Paqësorit kontribuojnë vetëm 0.02 për qind të emetimet globale të karbonit, ato janë në vijën e parë të krizës klimatike, duke u përballur me ngjarje ekstreme të motit - nga ciklonet tropikale deri te nxehtësia rekord e oqeanit.

"Fati i këtyre ishujve varet nga kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para industriale, një objektiv për të cilin gati 200 vende ranë dakord të punojnë drejt KOP21 në vitin 2015", theksoi Guteresh.

Ai u kërkoi vendeve të pasura të respektojnë angazhimet e tyre për të financuar pasojat e efekteve të ndryshimeve klimatike në vendet në zhvillim dhe bëri thirrje për veprim ndërkombëtar për të luftuar peshkimin dhe ndotjen plastike, veçanërisht në Oqeanin Paqësor. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR