• e diel, 06 tetor 2024

Guteresh i shqetësuar për situatën në spitalet në Gazë

Guteresh i shqetësuar për situatën në spitalet në Gazë

Nju-Jork, 14 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh është "shumë i shqetësuar për shkak të situatës së tmerrshme dhe humbjet e mëdha në njerëz në disa spitale në Gazë", deklaroi sot zëdhënësi i tij.

"Në emër të njerëzimit, sekretari i përjgithshëm bën thirrje për ndërprerje urgjente humanitare të zjarrit", deklaroi zëdhënësi Stefan Duzharik.

Qeveria e Hamasit sonte e publikoi bilancin e ri të viktimave prej fillimit të luftës me Izraelin më 7 tetor, sipas të cilit jetën e humbën 11.320 palestinezë, prej të cilëve 4.650 fëmijë dhe 3.145 gra. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR