Guteresh i shqetësuar për shkak të sulmeve izraelite në Siri, bëri thirrje për deeskalim
- Sekretari i prëjgithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh është thellësisht i shqetësuar për shkak të "shkeljeve të kohëmëparshme dhe të shumta të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë", deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:55, 12 dhjetor, 2024
Nju-Jork, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari i prëjgithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh është thellësisht i shqetësuar për shkak të "shkeljeve të kohëmëparshme dhe të shumta të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë", deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik.
"Sekretari i përgjithshëm është posaçërisht i shqetësuar për qindra sulmet ajrore izraelite në disa lokacione në Siri", duke e cekur nevojën urgjente për deeskalim të dhunës në të gjitha frontet e vendit", deklaroi Dizharik, transmeton Tajms of Izrael. ab/