• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh i dënoi sulmet ruse në portin Odesa

Guteresh i dënoi sulmet ruse në portin Odesa

Nju Jork, 20 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh sot “në mënyrën më të ashpër” dënoi sulmet e përsëritura ruse në portin Odesa dhe qytetet e tjera të Ukrainës në Detin e Zi.

Ai para organizatës botërore deklaroi se sulmet ishin "në kundërshtim" me angazhimet e marra nga Rusia me OKB-në në një memorandum mirëkuptimi.

Ukraina kumtoi se në sulmet janë shkatërruar 60.000 tonë drithë të depozituar në bregun e Detit të Zi.

Kombet e Bashkuara kritikuan gjithashtu pezullimin e Rusisë të një marrëveshjeje për eksportet e drithërave të Detit të Zi ukrainas, duke thënë se ajo tashmë kishte një ndikim negativ në çmimet globale të grurit dhe misrit.

Në atë dokument, të nënshkruar nga Rusia, thuhet "se Federata Ruse do të mundësojë eksportin e papenguar të ushqimit, vajit të lulediellit dhe plehrave nga portet e Detit të Zi nën kontrollin e Ukrainës".

"Kjo ndikon tek të gjithë, por veçanërisht njerëzit e rrezikuar në jugun global”, tha Guteresh.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër në një seancë speciale duhet të diskutojë për ndërprerjen e përkohshme të marrëveshjes së grurit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR