• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guteresh: Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar, ka filluar epoka e vlimit global

Guteresh: Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar, ka filluar epoka e vlimit global

 Nju-Jork, 27 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutereshi sot deklaroi se epoka e ngrohjes globale ka përfunduar dhe se ka filluar “epoka e vlimit global”.

 “Ndryshimet klimatike janë kudo. Kjo është e tmerrshme. Dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Gutereshi.

 Ai tha se njerëzimi ka ngritur destruksion, por se ai nuk duhet të shkaktojë dëshpërim, por të çojë në aksion.

 Gutereshi konsideron se është ende e mundur të kufizohet rritja e temperaturës globale, por vetëm me "masa dramatike dhe të menjëhershme klimatike".

 “Ne mund ta ndalojmë më të keqen, por për ta bërë këtë, duhet ta kthejmë një vit të nxehtësisë së madhe në një vit ambicie të zjarrta”, tha Gutereshi.

 Sekretari i Përgjithshëm i KB-së u ka bërë thirrje kompanive të karburanteve fosile që të kalojnë në burimet e rinovueshme të energjisë.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për t'i dhënë fund përdorimit të qymyrit në procesin e prodhimit të energjisë elektrike. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR