• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh e përshëndeti vazhdimin e marrëveshjes për eksport të grurit

Guteresh e përshëndeti  vazhdimin e marrëveshjes për eksport të grurit

Nju-Jork, 17 maj 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e përshëndeti vazhdimin e sotëm dymujor të marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, që është me rëndësi kyçe për sigurimin botëror të ushqimit.

"E përshëndesim këtë vendim. Ky vazhdim është lajm i mirë për botën", u tha Guteresh gazetarëve. "Ende ka çështje të hapura", pranoi ai, por shfaqi shpresë "se mund të arrijmë marrëvehsje gjithpërfshirëse për përmirësim, zgjerim dhe vazhdim të nismës, siç propozova në letrën e paradokohshme drejt presidentëve" të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës.

"Këto marrëveshje janë të vlefshme për sigurinë globale për sigurim të ushqimit", tha guteresh. Ai theksoi se "mbi 30 milionë tonë grurë" janë eksportuar pasi që marrëveshja hyri në fuqi në korrik të vitit të kaluar.

Paraprakisht sot, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi vazhdim të marrëveshjes për grurin për 60 ditë. Në të kundërtën, marrëveshja, e nënshkruar në korrik 2022, do të skadonte nesër. ab/

foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR