• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Dhuna seksuale nga ana e Hamasit duhet të hetohet

Guteresh: Dhuna seksuale nga ana e Hamasit duhet të hetohet

Nju Jork, 29 nëntor 2023 (MIA) - Dhuna seksuale gjatë sulmeve të muajit të kaluar nga Hamasi duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht, theksoi sot para  Këshillit të Sigurisë së KB-së, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Antonio Gutereshi. 

Ai njoftoi se ka pasur raportime të shumta për dhunë seksuale gjatë "akteve të tmerrshme të terrorit nga Hamasi më 7 tetor" ku u  plagosën mijëra, u vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 240 njerëz.

Duke folur për pengjet e mbetura që mbahen në Gazë, Gutereshi tha se të gjithë "duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte".

“Deri atëherë, me ta duhet të veprohet  në mënyrë  huamne dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq  duhet t'i lejohet t'i vizitojë”, theksoi shefi i KB-së. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR