• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guteresh bëri thirrje për t'i bërë homazhe personelit të KB-së të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Guteresh bëri thirrje për t'i bërë homazhe personelit të KB-së të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Nju-Jork, 10 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh i bëri thirrje të gjitha ekipeve të KB-së në mbarë botën më 13 nëntor në orën 9:30 sipas orës lokale të bëjnë homazhe me një minut heshtje në kujtim të 99-të punonjësve të vdekur në sulmet izraelite gjatë luftës mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, transmetoi DPA.

"Asnjëherë deri më tani që nga themelimi i Kombeve të Bashkura në vitin 1945, aq shumë punonjës nuk e kanë humbut jetën gjatë një konflikti në një periudhë kaq të shkurtër kohore", deklaroi zëdhënësi i organizatës botërore.

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA) sot në platformën X (tuiter) publikoi se që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas mbi 100 të vrarë janë punonjës në KB.

"Ne jemi të shkatërruar: Është konformuar se mbi 100 mjekë të UNHCR-së janë vrarë për një muaj. Prind, mësues, infermiere, staf ndihmës. UNHCR është e pikëlluar, palestinezët janë të pikëlluar, izraelitët janë të pikëlluar", ka shkruar Filip Lazarin, duke e përsëritur thirrjen për armëpushim humanitar.

Lufta është shkaktuar nga sulmet brutale më 7 tetor nga Hamasi dhe grupet e tjera palestineze në një numër qytetesh dhe kibuci në jug të Izraelit, me ç'rast janë vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje. Si përgjigje, Izraeli nisi sulme masive ajrore në Rripin e Gazës, me ç'rast janë vrarë më shumë se 10,800 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa janë lënduar më shumë se 27.000, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit në enklavën palestineze. ls/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR