• e enjte, 26 dhjetor 2024

Guteresh bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe lirimin e pengjëve

Guteresh bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe lirimin e pengjëve

Kuvajt, 12 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot ka bërë thirrje në armëpushim urgjent mes Izraelit dhe Hamasit, kthim të pengjëve dhe rritje të ndihmës humanitare në territorin e rrethuar palestinez.

"E përsëriti apelin tim. Thirrjen e botës për armëpushim urgjent, lirim të pakushtëzuar të të gjithë pengjëve dhe rritje urgjente të ndihmës humanitare. Por, armëpushimi do të jetë vetëm fillim. Kjo do të jetë larg shkatërrimit dhe traumës nga kjo luftë", tha Guteresh në video fjalimin e konferencës ndërkombëtare të donatorëve në Kuvajt, njoftuan mediumet franceze.

Presidenti amerikan Xhozef Bajden mbrëmë vlerësoi se armëpushimi në luftën në Gazë është i mundur që nesër, nëse Hamasi liron 128 pengj.

Biseda e fundit indirekte mes Izraelit dhe Hamasit për marrëveshje për ndërprerje të luftimeve në Gazë dhe lirimin e pengjëve dështuan pas kurrfarë përparimi këtë javë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR