• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Është koha përfundimtare të ndalet cikli i rrezikshëm i hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Guteresh: Është koha përfundimtare të ndalet cikli i rrezikshëm i hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Nju-Jork, 19 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot paralajmëroi se "është koha përfundimtare të ndalet cikli i rrezikshëm i hakmarrjeve në Lindjen e Mesme", raportoi zëdhënësi Stefan Dijarik. 

Dijarik deklaroi se Guteresh e dënon çdo akt të hakmarrjes dhe apelon te komuniteti ndërkombëtar të punojë në parandalimin e zhvillimit të mëtejshëm të situatës që mund të çojë në pasoja katastrofike për të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Një zyrtar iranian i paidentifikuar më parë, sot pas raporteve të mediave botërore se Izraeli ka kryer sulm në territorin iranian dhe se kanë jehuar shpërthime në qytetin iranian Isfahan, deklaroi se nuk është konfirmuar se incidenti është shkaktuar nga vendet e huaja.

"Nuk kemi identifikuar asnjë sulm të jashtëm, ndërsa hetimi më shumë po anon drejt dikujt që infiltrohet, në vend se ndaj një sulmi që erdhi nga jashtë vendit", tha përfaqësuesi zyrtar. Ai deklaroi se Irani nuk ka plane të menëjhershme për t'iu hakmarrë Izraelit.

Zyrtari amerikan paraprakisht deklaroi për Si-En-En se Izraeli e ka sulmuar qytetin iranian Isfahan si urrejtje për sulmin iranian ndaj izraelit më 13 prill, ndërsa mediat iraniane raportuan se tre dronë janë rrëzuar mbi qytetin Isfahan.

Irani e sulmoi Izraelin më 13 prill me rreth 300 dronë dhe projektilë si hakmarrje për sulmin izraelit ndaj konsullatës në Damask më 1 prill, në të cilin humbën jetën komandanti i gardës revolucionare iraniane në Siri dhe Liban, Mohamed Zahedi dhe zëvendësi i tij, si dhe pesë policë  të cilët i kanë shoqëruar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR