• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gumbonzvanda: Është koha për të implementuar më shumë ligjet për barazi gjinore, gratë duan paqe dhe stabilitet

Gumbonzvanda: Është koha për të implementuar më shumë ligjet për barazi gjinore, gratë duan paqe dhe stabilitet

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Për barazinë gjinore në vend, mësova se ka pasur përparim të konsiderueshëm. Ligjet janë miratuar. Në të njëjtën kohë, duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje zbatimit të atyre ligjeve, e gjithashtu asaj se çfarë do të thotë barazia gjinore për gratë rurale, gratë e reja, profesionistet, tha në intervistë për MIA-n Njaradzai Gumbonzvanda, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive për mbështetjen normative të OKB-së, koordinimin sistemor dhe rezultatet programore për UN Women. Gratë, theksoi ajo, duan paqe, siguri dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.  

Gjëja e parë që ka mësuar për ne, shprehet ajo, është mikpritja e njerëzve, por ishte kënaqësi e veçantë të vija në një vend ku presidentja është grua, duke marrë parasysh sa në botë ka pak gra presidente.

"Është gjithashtu e veçantë të vish në një vend ku Presidenti është grua. Ka shumë pak presidente femra në botë. Sapo erdha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe kishte vetëm dhjetë gra presidente shtetesh, nga njëqind. Në lidhje me barazinë gjinore në vend, mësova se ka pasur progres të konsiderueshëm. Ligjet janë miratuar. Në të njëjtën kohë, duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje zbatimit të atyre ligjeve, e gjithashtu asaj se çfarë do të thotë barazia gjinore për gratë rurale, gratë e reja, profesionistet", tha zëvendësdrejtorja ekzekutive Gumbonzvanda.  

Në takimet me përfaqësuesit e Ministrive të Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Bujqësisë, është informuar gjithashtu për barazinë gjinore, si dhe nga bashkëpunimi me Entit e statistikave, por edhe në Qendrën burimore, ku ajo do të shihte se si përdoren statistikat gjinore në politikëbërje, zhvillimin e institucioneve dhe shpërndarjen e burimeve përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Arsimi, fuqizimi ekonomik i grave dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave janë ndër çështjet më të rëndësishme në të cilat institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile në vend duhet të përqendrohen në të ardhmen“, konsideron ajo.

"Në të ardhmen, do t'ju këshilloja lidhur me katër probleme. Ju e dini se roli i OKB-së është të mbështesë shtetet anëtare, të punojë me komunitetet dhe gjatë gjithë mandatit tonë, të punojë për të avancuar barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe të drejtat e tyre. Nga sa kam dëgjuar, gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi në problemet e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Gratë duhet të jenë të sigurta në jetën e tyre të përditshme private dhe publike dhe të kenë qasje në mbështetje, mbrojtje dhe vende të sigurta. Ky është grupi i parë i problemeve që janë shumë të dukshme", shprehet Gumbonzvanda.

Së dyti, theksoi ajo, fokusi duhet të vihet në fuqizimin ekonomik dhe arsimin e grave.

"Ekonomisë, vendeve të tyre të punës, fitimin, mirëqenien, pagat. Bujqët duhet të mund të dërgojnë mjaltin ose perimet e tyre në treg dhe të fitojnë mirë. Por që kjo të ndodhë, vendi duhet të përqendrohet në arsim, veçanërisht për komunitetet e më pak të përfaqësuara. Kam dëgjuar gjithashtu për rëndësinë e zgjidhjes së problemeve të tilla si dhuna ndaj vajzave dhe martesa e fëmijëve midis popullsisë rome, por arsimi dhe fuqizimi ekonomik janë më të rëndësishmet për gratë", tha Gumbonzvanda.

Zëvendës drejtoresha ekzekutive për mbështetjen normative të OKB-së, koordinimin sistemor dhe rezultateve programore për UN Women, Gumbonzvanda ishte në Shkup në kuadër të vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është vizita e saj e parë që nga emërimi i saj në janar të vitit 2024, që ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet e UN Women me partnerët në Qeveri, shoqërinë civile, komunitetin e donatorëve dhe sistemin e OKB-së në Maqedoninë e Veriut.  

Duke folur për barazinë gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimor, Gumbonzvanda sqaron se UN Women ka zyrë rajonale në Turqi, kështu që ata kanë prani të konsiderueshme në këtë vend, ndërsa ajo tani ka vizituar BeH-në, Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. Gratë, theksoi ajo, duan paqe, siguri dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen. 

"Krahasuar me gratë, si dhe kur vizitova Bosnjën e Hercegovinën, në fakt dëgjova për tri tema. Është e rëndësishme të ketë paqe. Gratë duan siguri – të mund të jetojnë në paqe. Respektivisht, kjo është tema e grave, paqes dhe sigurisë, si dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje. Temë e përbashkët ishte se sa e rëndësishme është për gratë të mbajnë poste publike, veçanërisht në qeverisjen lokale. Grave u pëlqen të marrin vendime, të thonë: "A kemi burime lokale për të ofruar shërbime ku jetojnë gratë?" Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ujë, grumbullimi i mbeturinave komunale, burimet e energjisë, shkollat", tha Gumbonzvanda.    

Kjo, thekson ajo, është temë e shpeshtë në zona të ndryshme - gratë duhet të marrin vendime në institucionet shtetërore.

"Duhet të vazhdojmë të mbështesim qeveritë në këtë rajon për të zbatuar politikat e barazisë gjinore përmes planeve të veprimit, të mbështetura nga mjete dhe financa. Duhet të ketë politika dhe të dhëna sektoriale për të monitoruar se sa po zbatohet dhe duhet të ketë kapacitete në ato institucione, në mënyrë që hap pas hapi të sigurojmë barazi gjinore dhe mundësi në komunitetet", tha zëvendësdrejtoresha ekzekutive e UN Women.

Ka vërejtur edhe se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i fortë nga aspekti kulturor.

"Ka kultura të forta. Ka komunitete të forta. Unë jam një grua afrikane. Kur dëgjojmë për Evropën, është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë diversitetet evropiane. Pra, nga Ballkani Perëndimor ishte e rëndësishme për mua të mësoja për problemet rreth Evropës Perëndimore, Mesdheut, çfarë do të thotë aderimi në BE, cila është dinamika... Kështu që edhe kjo perspektivë, për të kuptuar rajonin, ishte e rëndësishme për mua, thekson ajo në intervistë për MIA-n.

Në këtë takime temë e rëndësishme diskutimi , siç shprehet Gumbonzvanda, për të kuptuar lëvizjen e njerëzve nëpër rajon – pas punës, duke vizituar të afërmit dhe miqtë, ose thjesht për të shijuar bukurinë e këtij rajoni dhe këtij vendi.

Duke iu afruar 30 vjetorit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për veprim, zëvendësdrejtoresha ekzekutive nga UN Women kujton 12 çështjet që janë ende të rëndësishme.

"Përballja me varfërinë, ekonominë, dhunën ndaj grave, të drejtat e njeriut të grave, arsimit dhe shëndetësisë, mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike, por edhe rolin e mediave. Në Pekin, një nga rolet kritike të mediave ishte se ata duhet të ndihmojnë me zgjidhjet. Në të vërtetë, për të pasur institucione të forta", shprehet ajo.

Së pari, sipas Gumbonzvanda, është e rëndësishme që vendet anëtare të mbështesin angazhimet e tyre për avancimin e barazisë gjinore, për të fuqizuar gratë dhe vajzat dhe për të promovuar të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave, në lidhje me dymbëdhjetë prioritetet e përcaktuara. Gjëja e dytë e rëndësishme, vazhdon ajo, është se vendet tona kanë ndërmarrë hapa për t'i zgjidhur këto probleme.

"Duhet të mësojmë nga ato përvoja. Pashë që vendi kishte përvoja të tilla. Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe revizioni gjinor nga Revizori kryesorë është praktikë e mirë. Kjo është ajo që duhet të shpërndajmë. Në konventë, pres debat mbi atë se ç’farë ka për të ofruar secili vend. Tridhjetë vjet me radhë, themi se kemi nevojë për gra në vendimmarrje. Dhe vendi do të thotë: "Ne kemi një presidente grua. Kemi grua që drejton Ministrinë e Financave. Kemi kryetare e komunave ..." Ky është progres. Megjithëse duhet të jetë më e madhe, vërehet përparim", tha Gumbonzvanda.   

Gjithashtu pres që tridhjetë vjet më vonë, të diskutohen zgjidhjet për problemet për të cilat gratë flisnin atëherë, e që bota nuk i zgjidhi.

"Në Pekin, gratë e bënë të qartë se ne duam një botë pa luftëra. Pas tridhjetë vjetësh, gratë ende po vdesin dhe kjo mund të parandalohet, bën të ditur zëvendësdrejtori ekzekutiv i UN Women.

Në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Pakti për të ardhmen u miratua si dokument që do të nënkuptojë fillimin e reformave në këtë organizatë botërore dhe të cilat vendet kanë negociuar gjatë. Në votimin për u tregua pasqyra reale e ndarjes së botës.

Gumbonzvanda shprehet në intervistë se beson në multilateralizëm, por vetë fakti që ky dokument u negociua deri vonë në mbrëmje do të thotë përkushtim të vendeve.  

"Besoj në multilateralizëm. Pas tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore, u themelua OKB-ja. Ka shumë vende. Ka shumë mundësi që janë krijuar në OKB në periudhën e kaluar. Mendova – dhe ashtu si Ju, isha i rreptë ndaj OKB-në dhe ndoqa me kujdes barazinë gjinore dhe çështje të tjera – mendova se fakti që çështjet në tryezë u negociuan deri vonë në mbrëmje, kjo quhet përkushtim. Përndryshe, ata do të kishin braktisur negociatat dhe nuk do të kishin bërë përpjekje. Pra, fakti që vendet anëtare bënë përpjekje për të shkuar deri në fjalinë e fundit dhe për të arritur konsensus ishte hap i mirë vetvetiu. Megjithatë, është i rëndësishëm implementimi. Në reformën e diskutuar në Paktin për të ardhmen, ristrukturimi i Këshillit të Sigurimit ishte po aq i rëndësishëm për ne. Ishte gjithashtu një diskutim i mirë që vende si Afrika të jenë pjesë e Këshillit të Sigurimit, vende të vogla gjithashtu... Kjo ishte e mirë. Diskutimi për reformën e institucioneve financiare ishte i rëndësishëm; ishte e rëndësishme të diskutohen çështjet rreth borxhit dhe qeverisjes, qeverisjes globale të institucioneve financiare ndërkombëtare", tha Gumbonzvanda.  

Po aq i rëndësishëm për atë dhe për UN Women ishte diskutimi mbi reformën e institucioneve që lidhen me EKOSOK dhe revitalizimin e Komisionit për statusin e grave.

"Ne u gëzuam shumë që vendet anëtare morën atë vendim. Sepse Komiteti për statusin e grave ishte një nga komitetet shumë të vogla të krijuara në vitin 1946 së bashku me Komitetin për të Drejtat e Njeriut. Dhe, gjatë 79 viteve, ne morëm Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave; u mbajt Konferenca Botërore për Gratë; u krijua një Komision për statusin e grave... Pra, reforma për të përforcuar Komisionin për statusin e grave ishte vendim i mirë. Vendet anëtare thanë: "Ne nuk duam të shkojmë nën standardin aktual. Ne duam ta forcojmë atë, duke sendërtuar standardin aktual.” Më pyetët nëse do ta arrijnë këtë? Po, besoj se vendet anëtare, pasi të marrin një obligim, duhet të angazhohen gjithashtu për zbatimin e tij", tha zëvendësdrejtoresha ekzekutive për mbështetjen normative të OKB-së, koordinim sistemor dhe rezultatet programore për UN Women.

Gumbonzvanda shprehet se si Zëvendësdrejtoreshë ekzekutive në UN Women ajo do të vazhdojë të transmetojë zërat dhe përvojat e grave në komunitetet tona për të ndikuar në vendimet e vendeve tona anëtare, veçanërisht ato që lidhen me paqen dhe sigurinë, dhunën ndaj grave dhe varfërinë.

"Bota duhet të investojë burime në sigurinë e njerëzve. E di, profesionalisht dhe brenda përgjegjësive të mia, se bota mund të përballojë uljen e shpenzimeve ushtarake dhe rritjen e investimeve në arsim, në shëndetësi, në garantimin e sigurt të ushqimit, në transport, në energjetikë. Vetëm blerja e një helikopteri më pak mund të përmirësojë cilësinë e disa shkollave në shumë vende", theksoi ajo.

Kështu, sfida e radhës, është mbështetja e vendeve anëtare për t'i dhënë përparësi burimeve kombëtare në ndërtimin e një të ardhmeje për fëmijët tanë që kërkon paqe, dhënien fund të varfërisë dhe zhvillimin e komuniteteve tona. 

Elizabeta Veljanovska Najdeska 

Xhirimi dhe montazhi Sërxhan Kërstiq

Boris Kunovski 

Jovan Dimovski 

Foto: Darko Popov

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR