• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grupacioni Emiratet publikoi një fitim rekord prej 5,1 miliardë dollarësh, që është rritje prej 71 për qind

Grupacioni Emiratet publikoi një fitim rekord prej 5,1 miliardë dollarësh, që është rritje prej 71 për qind

Dubai, 13 maj 2024 (MIA) - Grupacioni Emiratet, me seli në Dubai dhe pronar i linjës ajrore më të madhe në Lindjen e Afërt, publikoi sot një fitim rekord vjetor neto prej 5,1 miliardë dollarësh, që është një rritje prej 71 për qind krahasuar me vitin e kaluar fiskal.

Në vitin fiskal 2023-2024 në vitin që përfundoi në fund të marsit, grupi postoi rezultate të reja rekord, theksoi drejtori ekzekutiv Sheik Ahmed bin Saed Al Mahtum në kumtesën.

Ai e theksoi kërkesën e lartë për transport ajror dhe shërbime të lidhura me udhëtimin në botë. Grupacioni Emiratet është në pronësi të qeverisë së Dubait.

Vetë kompania ajrore kishte një fitim prej 4,7 miliardë dollarësh, me një rritje prej 63 për qind nga viti në vit. Grupacioni Emiratet, zotëron gjithashtu Dnata, një kompani që ofron shërbime për Aeroportin e Dubait, një nga aeroportet më të ngarkuara në botë, si dhe kompani ushqimore, pijesh dhe argëtimi.

Kompania ajrore "Emiratet" transportoi 51,9 milionë pasagjerë në vitin e kaluar fiskal krahasuar me 43,6 milionë një vit më parë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR