• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gruaja e Imran Kan akuzohet për korrupsion

Gruaja e Imran Kan akuzohet për korrupsion

Islamabad, 16 maj 2023 (MIA) - Bushra Kan, gruaja e ish-kryeministrit pakistanez Imran Kan, është akuzuar për korrupsion në të njëjtin rast që çoi në arrestimin e tij më 9 maj.

Meditat britanike raportojnë se Imran Kan dje e ka shoqëruar bashkëshorten e tij në gjykatë, ku ajo u lirua me kusht.

Bushra Kan është e njohur për spiritualitetin dhe përkushtimin e saj ndaj sufizmit, një formë mistike e Islamit, dhe burri i saj shpesh i referohej asaj si udhëheqësja e tij shpirtërore, raportojnë mediat britanike.

Bushra, përndryshe një ish lojtare e kriketit, është shfaqur rrallë në publik që kur u martua me Imranin në dekadat e fundit.

Gjykata pakistaneze javën e kaluar urdhëroi lirimin e ish kryeministrit Imran Kan me kusht për dy javë pasi arrestimi i tij në një mashtrim të pretenduar të tokës shkaktoi protesta masive.

Arrestimi, që Gjykata Supreme e shpalli "të pavlefshëm dhe të paligjshëm" ka nxitur paqëndrueshmëti në popullin prej 220 milionë njerëz, i cili është kapur nga një krizë ekonomike, inflacion rekord dhe financim i vonuar nga FMN, shtuan mediat britanike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR