• e diel, 24 nëntor 2024

Grosi: Situata në centralin bërthamor "Zaporozhje" po përkeqësohet

Grosi: Situata në centralin bërthamor
Nju-Jork, 21 shtator 2022 (MIA) - Situata në centralin bërthamor ukrainas "Zaporozhje" po përkeqësohet plotësisht, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, në çastet kur ukrainasit i akuzuan forcat ruse se sërish po e granatojnë centralin. "Situata po përkeqësohet dhe nuk mund ta lejojmë luksin të presim të ndodhë katastrofa", tha Grosi pas takimit me përfaqësuesin francez në KB, në prani të presidentit francez, Emanuel Makron i cili po merr pjesë në Asamblenë vjetore të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Drejtori i ANEB-it deklaroi se për situatën ka biseduar edhe me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, me të cilin është takuar sot në mëngjes në selinë e KB-së. "Gjithnjë derisa vazhdon bombardimi, rreziqet janë të mëdha", paralajmëroi Grosi. Operatori bërthamor ukrainas "Energoatom" sot e akuzoi Rusinë se sërish ka garantuar lokacion në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Autoritetet ukrainase kumtuan se radiacioni tek centrali nuk i tejkalon normat e parapara. "Madje edhe në kushte më të këqija, diplomacia asnjëherë nuk duhet të ndalet. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë me propozime pragmatike dhe reale dhe po tentojmë ta bëjmë atë", tha Grosi. Ministrja franceze e Punëve të Jashtme Katrin Kolona deklaroi se qëllimi është "demilitarizimi i kapacitetit në suaza të sovranitetit ukrainas". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR