• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grosi: Kërkojmë zgjidhje për mbrojtje efikase të centralit bërthamor Zaporozhje

Grosi: Kërkojmë zgjidhje për mbrojtje efikase të centralit bërthamor Zaporozhje

Vjenë, 28 mars 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEP), Rafael Grosi, sot deklaroi se po tenton të arrijë marrëveshje për masa mbrojtëse për centralin bërthamor ukrainas Zaporozhje, i okupuar nga Rusia, duke theksuar se i ka përshtatur propozimet e tij në tentim që të arrijë "përparim në negociatat". 

Ai theksoi se paraprakisht është angazhuar për krijimin e zonës së sigurisë rreth centralit bërthamor Zaporozhje, që të pengohet katastrofa eventuale bërthamore që mund të shkaktohet nga granatimi i ndërsjellë mes palës ruse dhe asaj ukrainase. 

"Megjithatë, jemi duke bërë ndryshime të caktuara dhe i aftësojmë propozimet që i vendosim në tryezën e negociatave", tha Grosi dhe ka shprehur bindje se është e mundur të vendoset mbrojtje e caktuar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR