• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grosi: janë ndërmarrë masa për stabilizim në centralin bërthamor Zaporozhje

Grosi: janë ndërmarrë masa për stabilizim në centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev, 15 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot deklaroi se janë ndërmarrë masa për stabilizim të situatës në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, që e vizitoi me ekip ekspertësh.

Grosi gjatë vizitës në centralin bërthamor, që është në afërsi të linjës së frontit dhe brenda në territorin e kontrolluar nga forcat ruse, tha se inspekkorët e ANEB-it do të mbeten në central.

Ai shtoi se "nuk është reale" Rusia dhe Ukraina të nënshkruajnë dokument për sigurinë e centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Gjatë vizitës Grosi deklaroi se situata në Zaporozhje është "serioze", por se ende ka mjaft ujë për ftohje të reaktorit.

ANEB dëshiron qasje drejt lokacionit në afërsi të centralit në mënyrë që të kontrollojë nivelin e ujit për shkak të shqetësimit të opinionit publik, pasi që çarja e digës Kahovka shkaktoi vërhsime javën e kaluar. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR