• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Grosi: Irani nuk zhvillon armë bërthamore

Grosi: Irani nuk zhvillon armë bërthamore

Nju Jork, 30 tetor 2025 (MIA) – Njeriu i parë i organit të KB-së për mbikëqyrje bërthamore, Rafael Grosi, konfirmoi se Irani nuk zhvillon armë bërthamore, duke theksuar se vendi mbetet në kuadër të regjimit të Marrëveshjes për mospërhapje të armës bërthamore (ННР).

Grosi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB), gazetarëve në selinë e KB-së në Nju Jork u deklaroi se ekziston model i përsëritjes së sjelljes së Iranit gjithnjë kur miratohen rezoluta në lidhje me të, pa dallim nëse në Nju Jork ose Vjenë. 

Grosi theksoi se veprimet e tilla shpesh herë rezultojnë me atë që Teherani “e ul bashkëpunimin me ne”, diçka për të cilën tha se i vjen keq dhe se vazhdimisht ua ka përmendur kolegëve të tij iranianë. 

Duke theksuar se reagimi i Iranit ndaj aktivizimit të fundit të mekanizmit "snapback" nga ana e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshinte vendim për të rishqyrtuar bashkëpunimin me ANEB-in, Grosi nënvizoi se përfaqësuesit iranianë "përsëritën gatishmërinë dhe bindjen e tyre për të qëndruar brenda regjimit, regjimit të mospërhapjes", duke e quajtur atë "një hap shumë të mençur". fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR