• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grosi: Ekziston rreziku nga një incident bërthamor në rajonin Kursk

Grosi: Ekziston rreziku nga një incident bërthamor në rajonin Kursk

Moskë, 27 gusht 2024 (MIA) - Ekziston rreziku i një incidenti bërthamor në zonën Kursk, deklaroi sot drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, pas vizitës në termocentralin bërthamor në Kursk.

“Këtu ekziston rreziku nga një incident bërthamor. Sot më thanë për disa raste sulmesh në territor dhe në objektet e stacionit në përgjithësi, për faktin se operacionet ushtarake po kryhen pak kilometra larg centralit bërthamore, që shkakton frikë dhe shqetësime të mëdha për regjimin e sigurisë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Grosi theksoi se ANEB në mbarë botën është përgjegjëse për ruajtjen e regjimit bërthamor dhe sigurinë fizike të objekteve bërthamore. ls/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR