• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grosi: Është me rëndësi të ringjallen përpjekjet diplomatike lidhur me programin bërthamor iranian

Grosi: Është me rëndësi të ringjallen përpjekjet diplomatike lidhur me programin bërthamor iranian

Londër, 8 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot theksoi se është me rëndësi që të ringjallen përpjekjet diplomatike për kufizimin e programit bërthamor iranian, duke bërë të ditur se situata mund të përkeqësohet shpejtë nëse nuk kanë sukses bisedimet. 

 Grosi tha se përpjekjet diplomatike nuk janë faza më e mirë, por se nuk i takon atij të tregojë nëse procesi është "i vdekur ose i gjallë". Ai gjithashtu shtoi se nuk është e pamundur që të arrihet progres.

Në bisedë në institutin Çatam Haus në Londër, ai shfaqi shpresë se do të jetë e mundur të ringjallet ai dialog i nevojshëm dhe se pa të punët mund të shkojnë më keq.

Irani filloi t'i rinovojë rezervat e tij bërthamore kur ish presidenti amerikan, Donald Tramp u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, me të cilën kufizohet programi bërthamor iranian. 

Bisedimet për kthimin e marrëveshjes përfunduan në gusht kur vendet perëndimore e prezantuan "tekstin përfundimtar" në rrugën për progres të cilën Irani ende nuk e pranoi. 

Grosi muajin e kaluar paralajmëroi se Irani ka mjaftueshëm uranium të pasuruar që të ndërtojë "disa" armë bërthamore nëse dëshiron. 

Ai tha se Lindja e Afërt ka probleme të cilat do të përkeqësohen nëse dështojnë përpjekjet diplomatike.

“Nuk shoh se është në interesin e dikujt përhapja e armëve bërthamore atje. Mendoj se do ta përkeqësojmë situatën tashmë të brishtë”, tha ai, duke shtuar se ato nuk kanë arritur ende në atë pikë, por se nuk mund të lejojnë të dështojnë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR