• e shtunë, 23 nëntor 2024

Grifits: KB vlerëson se pas shembjes së digës Kahovka 700.000 ukrainas kanë nevojë për ujë të pijshëm pas shembjes së digës Kakhovka

Grifits: KB vlerëson se pas shembjes së digës Kahovka  700.000 ukrainas kanë nevojë për ujë të pijshëm pas shembjes së digës Kakhovka

Nju-Jork, 10 qershor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi kryesor i KB-së për ndihmë humanitare, Martin Grifits, sot paralajmëroi se shembja e digës Kahovka edhe më shumë do ta vështirësojë  jetën e ukrainasve. 

 Nënsekretari Grifits deklaroi se rreth 700.000 persona kanë nevojë për ujë të pijshëm.

 Ai, gjithashtu, druan se përmbytjet në të gjithë zonën mund të rezultojnë në eksport më të ulët të grurit, çmime më të larta botërore të ushqimit dhe më pak ushqim për miliona njerëz të cilëve u nevojitet.

 Grifits shtoi se Kombet e Bashkuara, të cilët punojnë kryesisht përmes grupeve humanitare ukrainase, kanë arritur në 30.000 persona në zonat e përmbytura nën kontrollin e Ukrainës.

 Por, besohet se  mijëra të tjerë  janë ngujuar nga uji. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR