• e enjte, 26 dhjetor 2024

Greva në Izrael për shkak të reformave gjyqësore

Greva në Izrael për shkak të reformave gjyqësore

Jerusalem, 25 korrik 2023 (MIA) - Mijëra mjekë izraelitë sot hynë në grevë, ndërsa liderët e sindikatave kërcënuan me grevë të përgjithshme një ditë pas miratimit të ligjit me të cilin kufizohen autorizimet e Gyjkatës supreme të Izraelit.

Shoqata e cila i përfaqëson pothuajse të gjithë mjekët në Izrael për sot paralajmëroi grevë masive, ndërsa punojnë vetëm shërbimet për raste urgjente dhe kritike.

Katër gazeta kryesore izraelite i mbuluan ballinat e tyre me ngjyrë të zezë, ndërsa në fund publikuan vetëm një fjali: "Ditë e zezë për demokracinë izraelite".

Shoqata më e madhe izraelite e punëtorëve Histadrut, e cila përfaqëson rreth 800.000 të punësuar, sot paralajmëroi përgatitje për frevë të përgjithshme.

Në votimin e djeshëm në Kneset (parlamenti izraelit), u miratua ligji i parë i qeverisë së kryeministrit Benjamin netanjahu për reformën kontestuese në gjyqësi. Ligji u miratua edhe përkundër protestave masovike nëpër Izrael, të cilat filluan në fillim të janarit me jëherë sapo u publikuan plani reformues dhe premtimet e Netanjahut për kompromis, dhe paralajmërimi kundër ndryshimit të tillë nga SHBA-ja, aleatja më e afërt e shtetit izraelit.

Kundërshtarët e reformës thanë se protesta e tyre nuk ka përfunduar, ndërsa organizatat për të drejtat civile parashtruan peticione në Gjykatën supreme, duke kërkuar të hiqet ligji i ri dhe të vazhdojnë protestat në rrugë.

Qindra mijë njerëz mbrëmë demontruan nën flamuj nacional në Tel Aviv, duke djegur goma të automjeteve dhe duke hedhur fishekzjarre.

Reforma, gjithashtu, kërcënon të shkaktojë tensione në raportet me administratën e presidentit amerikan, Xhozef Bajden, ta rrezikojë aleancën e re me vendet arabe dhe ta thellojë konfliktin e Izraelit me palestinezët, thonë analistët. 

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR