• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Greva e makinistëve në Gjermani mund t'i shkaktojë dëme ekonomisë rreth një miliardë euro

Greva e makinistëve në Gjermani mund t'i shkaktojë dëme ekonomisë rreth një miliardë euro

Berlin, 24 janar 2024 (MIA) - Greva gjashtëditore e makinistëve gjermanë, që filloi sot, mund t'i shkaktojë dëme ekonomisë prej rreth një miliardë euro, deklaroi Mihael Gremling, udhëheqës i Sektorit për analizë të zhvillimit konjuktues të Institutit për ekonomi gjermane (IW).

"Nëse prodhimtaria ulet apo ndërpritet për shkak të problemeve logjistike me dërgesën e mallrave apo lëndëve të para, dëmi mund të jetë 100 milionë euro në bazë ditore", shton Gremling.

Në rast të grevës së paralajmëruar gjashtëditore, shpenzimet nuk do të rriteshin në mënyrë lineare, por pjesërisht do të multiplikoheshin.

"Këtu jemi shumë afër dëmit prej një miliarëd euro", shton Gremling.

Greva nuk do t'i godasë vetëm hekurudhat gjermane, por edhe shumë kompani të cilat transportojnë mallra apo lëndë të para të domosdoshme përmes hekurudhës.

Pasojat do t'i ndjejnë edhe vendet fqinje duke pasur parasysh atë që madje 60 për qind e komunikacionit të prëgjithshëm ngarkues të hekurudhave gjermane bartet përmes Evropës.

Gjermania është zemra logjistike e Evropës", thekson TOmas Puls nga Instituti për ekonomi gjermane.

makinistët gjermanë sërish hynë në grevë në orën dy pas mesnate, që, siç ishte paralajmëruar më parë, do të zgjasë deri të hënën në mbrëmje.

Ky është aksioni i katërt i sindikatës GDL, e cila refuzoi ofertë të re për rritje të rrogës, të cilën të premten ia dorëzoi operatori hekurudhor "Dojçe ban".

Grevës së makinistëve gjermanë, një prej më të mëdhatë deri më tnai, iu8 bashkuan edhe makinistët e trenave ngarkues. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR