• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grevë në Greqi për përvjetorin e aksidentit hekurudhor në Tempi

Grevë në Greqi për përvjetorin e aksidentit hekurudhor në Tempi

 Athinë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Nën sloganin "Nuk harrojmë", Sindikata e të Punësuarve në Sektorin Publik në Greqi,  për sot ka caktuar grevë 24 orëshe, për përvjetorin e aksidentit hekurudhor afër vendit Tempi ku jetën humbën 57 persona, por dhe për të theksuar kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe punësimeve shtesë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Grevaën e mbështetën edhe  nga një sërë e federatave, sindikatave të vogla, shoqatave etj., por dhe gazetarë të cilët do të kenë ndërprerje katërorëshe të punës  nga ora 12 deri në orën 16.

 Anijet sot kanë mbetur të ankoruara në porte, trenat në stacionet hekurudhore, ndërsa edhe pse ishte paralajmëruar grevë e kontrollorëve të trafikut ajror, ndërsa me atë dhe janë anuluar dhe fluturimet, megjithatë greva mbrëmë vonë u shpall e paligjshme mbrëmë vonë dhe qarkullimi ajror do të vijojë normalisht.

 Athina prej dje  është pa transport taksi për shkak të grevës 48 orëshe të taksistëve, ndërsa sot ka probleme edhe në transportin publik.

Metroja dhe tramvaji nuk funksionojnë, ndërsa autobusët dhe trolejbusët kanë disa orë ndërprerje në orarin e tyre të punës.

Në  kuadër të grevës 24 orëshe janë planifikuar një sërë protestash si në Athinë ashtu edhe në qytete të tjera greke. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR