• e martë, 24 dhjetor 2024

Grevë mbarëkombëtare në Izrael për shkak të dështimit të Qeverisë për t'i shpëtuar pengjet

Grevë mbarëkombëtare në Izrael për shkak të dështimit të Qeverisë për t'i shpëtuar pengjet

Tel Aviv, 2 shtator 2024 (MIA) - Një dit pas zbulimit të gjashtë trupave të pengjeve në Rripin e Gazës, sot ka filluar grevë e madhe e udhëhequr nga organizata e sindikatave izraelite Histadrut, si protestë kundër paaftësisë së qeverisë për t’i dhënë fund konfliktit, njofton DPA. 

Shumë qytete dhe bashkësi i'u bashkuan protestës, ndërsa disa të tjerë e refuzuan për shkak bashkëpunimit të tyre më të ngushtë me qeverinë religjioze të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanjahu. Aeroporti ndërkombëtarë Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit funksionon pothuajse normalisht, pasi në mëngjes nuk punoi për disa orë. 

Histadrut dje njoftoi se planifikon ta paralizojë vendin me një grevë të përgjithshme një ditore. Qëllimi është të rritet presioni ndaj Netanjahut për të rënë dakord për një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Në shumë qytete, kopshte, banka dhe zyra shtetërore kanë mbetur të mbyllura, ndërsa ndërmarrja publike gjithashtu u godit. Dje, qindra mijëra persona tashmë po kërkojnë një marrëveshje urgjente me organizatën militante palestineze Hamas në protestat më të mëdha masive që nga fillimi i luftës në Gazë pothuajse 11 muaj më parë.

"Nuk mundemi më të shohim anash dhe të heshtim", deklaroi lideri i Histadrutit, Arnon Ben-David për ueb faqen Ynetnews. "Ajo që hebrenj po vriten në tunelet në Gazë është e papranueshme. Duhet të arrijmë marrëveshje (me Hamasin), marrëveshja është më e rëndësishme se çka do tjetër", tha ai. 

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dje njoftuan se ushtarët e saj gjetën trupat e gjashtë pengjeve në një tunel nëntokësor në pjesën jugore të Gazës. Sipas ushtrisë, ata u vranë nga militantët e Hamasit pak para kësaj. 

Katër burra dhe dy gra u rrëmbyen gjatë sulmit terrorist të udhëhequr nga Hamasi në jugun e Izraelit më 7 tetor, njoftoi IDF-ja. Izraeli konfirmon se Hamasi ka vrarë të gjithë gjashtë pengjet pak para se forcat izraelite të arrinin në tunelin ku po mbaheshin. Tre prej tyre, duke përfshirë një izraelito-amerikan, thuhet se duhet të lirohen në fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi për të cilin u diskutua në korrik.

Ministri i Shëndetësisë së Izraelit njoftoi se autopsitë përcaktuan se pengjet u vranë nga një armë zjarri nga një distancë e afërt dhe vdiqën të enjten ose të premten.

Netanjahu fajëson Hamasin, duke deklaruar se "ai që vret pengjet nuk dëshiron marrëveshje". Hamasi fajësoi Izraelin dhe SHBA-të për vdekjen e tyre, duke i akuzuar ata për vonesë të negociatave me kërkesa të reja, duke përfshirë kontrollin e përhershëm izraelit të dy korridoreve strategjike në Gazë.

Një nga gjashtë pengjet ishte izraelito-amerikani Hersh Goldberg-Poli 23 vjeç, i cili humbi një pjesë të krahut të majtë në sulmin. Në prill, Hamasi publikoi një video që e tregon atë të gjallë, duke shkaktuar protesta në Izrael. Ai ishte një nga pengjet më të njohur, ndërsa prindërit e tij drejtuan një fushatë të profilit të lartë për lirimin e pengjeve, duke organizuar takime me presidentin Xho Bajden, Papa Françeskun dhe duke iu drejtuar Konventës kombëtare demokratike muajin e kaluar.

Bajden dje deklaroi se ishte "i zhgënjyer dhe i zemëruar". Shtëpia e Bardhë tha se ai foli me prindërit e Goldberg-Polit dhe shprehu ngushëllimet e tij.

Të paktën 40,602 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 93,534 janë plagosur në luftën e Izraelit në Gazë, bëjnë të ditur të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në zonën e kontrolluar nga Hamasi. Sulmet e Izraelit të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor, rezultuan në vdekjen e më shumë se 1,190 personave, kryesisht civilë, sipas shifrave zyrtare izraelite. Rreth 250 pengje u morën më 7 tetor. Izraeli tani beson se rreth 100 mbetën peng, duke përfshirë 35 të cilët supozohen të vdekur. Më shumë se 100 u liruan gjatë armëpushimit të nëntorit në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Tetë u shpëtuan nga forcat izraelite. Ushtarët izraelitë vranë gabimisht tre izraelitë që shpëtuan nga robëria në dhjetor. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR