• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grevë e nëpunësve doganorë nesër dhe pasnesër në Greqi, ndërpritet komunikacioni në vendkalimet kufitare

Grevë e nëpunësve doganorë nesër dhe pasnesër në Greqi, ndërpritet komunikacioni në vendkalimet kufitare

Athinë, 1 prill 2024 (MIA) - Komunikacioni në vendkalimet kufitare nga Greqia drejt vendeve fqinje, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, nesër dhe pasnesër do të jetë në ndërprerje për shkak të grevës 48-orëshe të nëpunësve doganorë grekë, ndërsa burime nga Federata e doganierëve për MIA-n nga Athina thonë se qytetarët të cilët gjatë dy ditëve të ardhshme kanë planifikuar të udhëtojnë në Greqi, mirë do të ishte ta anulojnë udhëtimin e tyre.

Nga Federata e nëpunësve doganorë të Greqisë kumtuan se doganierët nga Drejtoria e doganave për të ardhura publike, si dhe nga Ministria e Financave do të mbajnë grevë 48-orëshe, ndërsa nga Sindikata e të punësuarve në sektorin publik përmes kumtesës kanë shprehur poërkrahje për grevën.

Greva dyditore e doganerëve do të fillojë nesër në ora gjashtë në mëngjes, ndërsa pritet tërësisht të jetë në ndërprerje komunikacioni në vendkalimet kufitare nga dhe drejt Greqisë për automjetet transportuese dhe çdo lloj të dërgesave, ndërsa e njëljta do të vlejë edhe për automobilët.

Burime nga Federata e nëpunësve doganorë të Greqisë për MIA-n sqarojnë se ekziston protokoll konkret dhe marrëveshje se çka saktë parashikohet në rast të grevës së doganierëve.

Për automjetet transportuese ekzistojnë përjashtime nëse transportohen dërgesa, të cilat për shkak të ndjeshmërisë duhet menjëherë të transportohen, ndërsa për automobilët nëse bëhet fjalë për pacientë, të cilët urgjentisht dërgohen për mjekim.

Burimet e njëjta thonë se mirë do të ishte që qytetarët të shmangin udhëtime në Greqi derisa zgjat greva.

I lejuar do të jetë vetëm kalimi në këmbë të kufirit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që në rast të krijohen kolona të automobilave, të ketë kalim të përkohshëm, megjithatë pritja do të jetë me orë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR