• e enjte, 26 dhjetor 2024

Greqia sot pa lajme dhe emisione informative për shkak të grevës 24 orëshe të gazetarëve

Greqia sot pa lajme dhe emisione informative për shkak të grevës 24 orëshe të gazetarëve

Athinë, 16 prill 2024 (MIA) - Në orën pesë të mëngjesit, gazetarët në Greqi në të gjitha mediat, të organizuar nga shoqatat dhe federatat e tyre, kanë nisur grevë 24 orëshe ku marrin pjesë në grevën e nesërme të Sindikatës së punonjësve të Sektorit privat, ndërsa Greqia sot do të jetë pa lajme dhe emisione informative, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Greva vlen për të gjithë gazetarët, teknikët dhe shërbimet administrative në të gjitha mediat (të shkruara, radio, televizione dhe onlajn) në sektorin publik dhe privat, si dhe në televizionin e shtetit ERT, agjencinë shtetërore ANA-MPA, në Sekretariatin e përgjithshëm për media, në zyrat e shtypit, si dhe në ueb faqet.

Nga Federata, mes tjerash, kërkojnë: marrëveshje kolektive në sektorin publik dhe atë privat, masa për t'u përballur me rritjen e çmimeve që ulin pagat: masat thelbësore dhe efektive për të përballur papunësinë, masa kombëtare dhe evropiane për të mbështetur mbrojtjen e të ardhurave dhe vendeve të punës në sektorin privat, informacion të besueshëm dhe pluralizëm.

"Shprehim në protestë presionin e vazhdueshëm dhe gjithnjë në rritje ndaj gazetarisë dhe gazetarëve, ndërsa në fund të fundit ndaj informacionit të besueshëm dhe të lirë, që është themeli i funksionimit demokratik", kumtuan nga Federata.

Në vitet e kaluara praktika në Greqi është që gjatë grevës së përgjithshme të marrin pjesë edhe gazetarët, por një dit më herët për të mundur të mbulojnë protestat në ditën e grevës, andaj këtë herë e kanë caktuar për sot.

Sindikata e punonjësve në sektorin privat e ka caktuar grevën 24 orëshe për nesër. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR