• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Greqia përfshihet nga pluhuri i Saharasë, më e theksuar në pjesën jugore të Peloponezit

Greqia përfshihet nga pluhuri i Saharasë, më e theksuar në pjesën jugore të Peloponezit

Athinë, 23 prill 2024 (MIA) - Pluhuri nga Saharaja e ka përfshirë sot Greqinë, ndërsa dukuria ka qenë më e theksuar në Gadishullin e Peloponezit, veçanërisht në pjesën jugore dhe në qytetin e Kalamatës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për shkak të përqendrimit të lartë të pluhurit afrikan, qielli ndryshoi ngjyrën e tij në të verdhë-portokalli dhe mediat lokale nga Kalamata komentuan se qyteti sot i ngjan më shumë Kajros apo Dubait.

Pluhuri i Saharasë e ka prekur sot edhe Athinën, por me më pak intensitet krahasuar me pjesët jugore të Greqisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR