Greqia nuk do të dërgojë në Ukrainë F-16 ose sisteme kundërraketore
- Post By Fami Bajrami
- 11:03, 12 korrik, 2024
Athinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Mundësia që Greqia të dërgojë në Ukrainë sisteme kundërraketore ose F-16 ose Patriot ose sistemin S-300, e ka hedhur poshtë plotësisht kryeministri grek Kirakos Micotakis gjatë konferencës për media në Uashington pas përfundimit të Samitit të NATO-s, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Dua të jem i qartë, Greqia nuk ka dorëzuar F-16 në inciativën F-16. Ekzistojnë vende të tjera që e kanë bërë këtë zgjedhje. Por qëllimi ynë është që t'i mundësojmë Ukrainës të mbrohet në mënyrën më efektive", tha Micotakis.
Shtoi se është e rëndësishme të ekzistojë një paqe e qëndrueshme dhe e drejtë, "Kjo paqe nuk mund të arrihet në kushtet e kapitullimit të Ukrainës, ndërsa për Ukrainën të mos kapitullojë, duhet të gjithë të vazhdojmë ta mbështesim".
"E kam përsëritur se Greqia nuk do t'i dorëzojë Ukrainës as sistemet Patriot dhe as sistemet S-300. Ne kemi hequr dorë nga llojet e tjera të sistemeve kundërajrore, me rreze më të shkurtër, gjithmonë, më lejoni ta përsëris këtë, në përputhje me Shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare, për të mbështetur Ukrainën në këtë betejë shumë të vështirë që po udhëheq", tha Micotakisi. rq/
Foto: kabineti i kryeministrit grek