Greqia do të investojë 420 milionë për një autostradë për në Evzoni dhe përmirësime të autostradave, zyrtarisht fillon koncesioni 35-vjeçar me vlerë disa miliardë euro
- Në Greqi zyrtarisht sot fillon koncesioni 35-vjeçar i autostradës më të gjatë në vend - Via Egnacia (Egnacia Odos), për të cilën shteti grek mblodhi menjëherë rreth 1.5 miliardë euro. Marrëveshja e koncesionit përfshin tre pjesë, njëra prej të cilave është pagesa prej 1.5 miliardë, pastaj mirëmbajtja për mbi 1.5 miliardë dhe 420 milionë të tjera, që përfshin ndërtimin e një autostrade moderne "të mbyllur" drejt vendit tonë, çështje që u diskutua midis zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë, Kristos Dimas, gjatë një takimi të kohëve të fundit në Greqi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:08, 3 janar, 2026
Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Në Greqi zyrtarisht sot fillon koncesioni 35-vjeçar i autostradës më të gjatë në vend - Via Egnacia (Egnacia Odos), për të cilën shteti grek mblodhi menjëherë rreth 1.5 miliardë euro. Marrëveshja e koncesionit përfshin tre pjesë, njëra prej të cilave është pagesa prej 1.5 miliardë, pastaj mirëmbajtja për mbi 1.5 miliardë dhe 420 milionë të tjera, që përfshin ndërtimin e një autostrade moderne "të mbyllur" drejt vendit tonë, çështje që u diskutua midis zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë, Kristos Dimas, gjatë një takimi të kohëve të fundit në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke, Fondi i Rritjes ia dorëzoi zyrtarisht çelësat koncesionarit të autostradës më të gjatë në Greqi, Via Ignacia (Egnacia Odos) dhe tre akseve të saj kryesore vertikale kompanisë "NEA EGNATIA ODOS PARACHORISI S.A." (e udhëhequr nga GEK TERNA dhe EGIS PROJECTS) për 35 vitet e ardhshme.
Ajo që është e rëndësishme për ne është se 420 milionë euro do të investohen në rreth 50 kilometra autostradë drejt Evzonit, pra deri në kufirin me Maqedoninë, gjë që ishte pjesë e marrëveshjes midis zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Aleksandar Nikolloski dhe homologut të tij grek gjatë vizitës së fundit të Nikolloskit në Athinë.
Marrëveshja e përgjithshme e koncesionit, thekson "Reporteri grek", përfshin një pagesë të menjëhershme prej 1.275 miliardë euro (afërsisht 1.50 miliardë dollarë) për shtetin grek, diçka që është bërë tashmë dhe, sipas medias, përfaqëson një fitore të madhe për ekonominë kombëtare dhe uljen e borxhit publik.
Projekti, përveç pjesës drejt vendit tonë, mbulon mbi 1.000 kilometra rrugë. Qëllimi është i thjeshtë: të transformohet infrastruktura "gri" në një rrjet të klasit botëror, të sigurt dhe modern.
Mbi 1.8 miliardë euro do të shpenzohen për mirëmbajtje të rëndë (asfalt, ura, tunele dhe barriera sigurie) gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
Siç u përmend, 420 milionë euro do të investohen në përmirësime urgjente, si dhe në shndërrimin e seksionit Çalastra - Evzoni në një autostradë moderne. Shoferët mund të presin 16 stacione të reja benzine (SEA) dhe 12 vende moderne pushimi përgjatë rrugës.
Qeveria greke thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për privatizim - bëhet fjalë për progres.
"Çamimi i lartë rrit të ardhurat publike, ndërkohë që siguron një program gjithëpërfshirës investimesh. Egnacia Odos po përmirësohet në një aks modern dhe të sigurt, të aftë për të mbështetur transportin, tregtinë dhe perspektivat e zhvillimit të Greqisë Veriore", tha Kyrjakos Pjerakakis, ministër i Ekonomisë dhe Financave Kombëtare.
Hristos Dimas,mMinistër i Infrastrukturës dhe Transportit, shtoi se "autostrada po hyn në një periudhë të gjatë investimesh sistematike". "Këto përmirësime do të përmirësojnë në thelb sigurinë rrugore dhe lidhjen ndërkufitare… duke e përshtatur autostradën me standardet moderne", tha Dimas.
Via Egnacia (Egnacia Odos), theksohet, është shumë më tepër sesa thjesht një rrugë; është një mrekulli inxhinierike prej 670 kilometra që shërben si shtylla "horizontale" e Greqisë Veriore.
Vlerësohet se modernizimi i Via Ignacia për Maqedoninë e Veriut do të thotë transport më i shpejtë dhe më efikas i mallrave nga Porti i Selanikut drejt tregjeve evropiane, përfshirë vendin tonë si rrugë tranziti.
Në takimet, të cilat u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar, u konfirmua se në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, përmirësimi i transportit rrugor dhe hekurudhor janë fusha ku të dy vendet kanë një interes të përbashkët në aspektin e zhvillimit rajonal.
Nikolloski në këtë rast i ka potecuar projektet prioritare të Qeverisë në pjesën e infrastrukturës, me një fokus të veçantë në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridorin 10, një projekt që duhet të ofrojë një kontribut të fortë në zhvillimin ekonomik të rajonit. U diskutua gjithashtu modernizimi i pikave të kalimit kufitar duke krijuar korsi të gjelbra për të mundësuar transport më të shpejtë dhe më efikas.
Foto: Arkivi i MIA-s