• e enjte, 26 dhjetor 2024

Greqia dhe Turqia do të luftojnë së bashku kundër kontrabandistëve të emigrantëve dhe migracionit të paligjshëm

Greqia dhe Turqia do të luftojnë së bashku kundër kontrabandistëve të emigrantëve dhe migracionit të paligjshëm

Athinë, 24 tetor 2023 (MIA)   -  Të dy ministrat ranë dakord të punojnë së bashku në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve dhe ta forcojnë bashkëpunimin kundër migracionit të paligjshëm, shkruhet  në kumtesën e përbashkët të ministrit të Migracionit dhe Azilit të Greqisë, Dimitris Keridis dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, pas takimit të tyre në Ankara, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Keridis dje ishte për një vizitë zyrtare në Ankara, ndërsa siç njoftoi Ministria e Migracionit dhe Azilit të Greqisë, bisedimet knaë kaluar në një klimë pozitive. 

 Jerlikaja e prezantoi përparimin që Turqia e ka arritur në luftën kundër kontrabandistëve dhe shprehu vendosmërinë e Qeverisë së tij  që të përballet me migracionin e paligjshëm.

 Ministri grek ndërkaq e përshëndeti progresin e arritur në Evros, por e ka theksuar rritjen e numrit të nisjeve të paligjshme drejt ishujve grekë në pjesën lindore të detit Egje.

 "Të dy ranë dakord se mbeten absolutisht të përkushtuar për zgjidhjen e problemit me kontrabandimin e paligjshëm dhe i kanë diskutuar format shtesë të bashkëpunimit midis dy vendeve në prag të  të mbledhjes së Këshillit të Lartë për Bashkëpunim që do të mbahet në Selanik në dhjetor", bëri të ditur Ministria e Migracionit dhe Azilit. të Greqisë.

Paralelisht, Keridisi e ka ftuar homologun e tij turk ta vizitojë Athinën, ftesë që u pranua nga Jerlikaja. 

Foto: Ministria e Migracionit dhe Aziliz të Greqisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR